E pranishme ne ndeshjen e djeshme mes Partizanit dhe ekipit të Romës në stadiumin “Air Albania” ka qenë dhe gazetarja e njohur nga Kosova, Edona Gashi. Ajo ka postuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet krah Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
“Lojë miqësore sot në Air Albania”, shkruan Edona krahas fotos. Ajo është një gazetare me eksperiencë të madhe në mediat televizive dhe është tepër aktive dhe në rrjetet sociale. Edona njihet për reagimet e saj, për fenomenet që ndodhin kudo në trojet shqiptare.