Në portin e Vlorës kanë mbërritur punonjës të konsullatës italiane për të pritur kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Gjithashtu ka forca të shtuara të policisë, ndërsa po largohen nga rruga me karrotrec makina të parkuara gabim.

Kryeministrja Meloni la Puglian, ndërsa shoqërohet nga familja e saj për një vizitë në bregdetin e Vlorës, duke pranuar ftesën e kryeminstrit Edi Rama.