Nuk ka surpriza në DFB Pokal. Dortmund triumfoi 1-6 ndaj modestëve të Schott Mainz, në sfidën e vlefshme për raundin e 1/32-ave në Mewa Arena (Mainz).

Të besuarit e Terzic treguan dhëmbët që në pjesën e parë me dopietën e Haller dhe golin e Brandt. Schott Mainz “tundi rrjetën” brenda fraksionit me Gans.

Verdhezinjtë vazhduan festivalin e golave edhe në pjesën e dytë me prurjen më të re, Sabitzer. Emrin në listën e golashënuesve e vendosën edhe Malen dhe Moukoko.