DURRËS- Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete në qytetin e Durrësit.
Ai u gjet i vdekur në lagjen nr. 13 , në afërsi të bregdetit.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ka nisur hetimet për rastin.