Pronari i një agjencie biletarie pranë portit të Vlorës është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm.

Viktima është identifikuar si Nadir Gjata, pronari i një agjencie biletarie në zonën e njohur si “Kapelja” tek porti i Vlorës

Familjarët hedhin dyshime se ai është vrarë dhe mbështesin pretendimet e tyre tek fakti që Nadir Gjata “ka goditje në kokë dhe nuk iu gjet çanta që kishte me vete”

Nga porti Gjata ka ikur rreth ores 03:00 – 04:00 e mëngjesit.

Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare por dyshimet e para janë se Nadir Gjata u përplas nga një makinë pasi la punën në agjencinë e tij.