Një 44 vjeçar është arrestuar në fshatin Zhulat të Gjirokastrës pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij dhe e kanosi atë me armë gjahu.
Kishte qenë vetë e moshuara që kishte telefonuar policinë për të kallëzuar djalin e saj.
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasja 71 vjeçe, policia ka ndërhyrë dhe e kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Y. P., 44 vjeç.
“Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij dhe e ka kanosur atë me një armë gjahu çifte që e posedonte me leje” informoi sot policia e Gjirokastrës.
Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një sasi municioni luftarak për këtë lloj arme, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë thikë, që i posedonte 44-vjeçari.