Disa orë pasi Greqia refuzoi ndihmën e forcave zjarrfikëse shqiptare, qeveria “ka ndërruar mendje”, për shkak të emergjencës me flakët në vend. Ministria e Mbrojtjes njofton se tashmë drejt vendit fqinj do të shkojnë 10 mjet5e zjarrfikëse dhe 50 zjarrfikës.

Gjatë paradites, dy automjete zjarrfikëse dhe 9 punonjës të shërbimit të zjarrfikëses u nisën nga Maliqi dhe Korça me destinacion Aleksandropolinë. Por, pasi qëndruan për disa orë në hyrje të qytetit të Bilishtit, u kthyen mbrapsht.

Sipas deklaratave, shkak ishte se u plotësuan nevojat nga vendet e tjera, ku sipërfaqe të mëdha me pyje por edhe banesa, përfshirë një zonë të mbrojtur në të cilën ndodhej një manastir, janë përfshirë nga zjarret masive ditën e djeshme.