Një grup hakerash i quajtur Anonymous Sudan ka sulmuar rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter, duke e dërguar jashtë linje në disa vende të botës sot në mëngjes.
Sipas mesazhit të tyre ky akt ishte një përpjekje për t’i bërë presion Elon Musk për të nisur shërbimin e tij Starlink në vendin e tyre.
“Bëni që mesazhi ynë të arrijë tek Elon Musk: ‘Hap Starlink në Sudan’”, kanë postuar hakerët në Telegram.
Gjatë disa javëve të bisedave private me grupin në aplikacionin e bisedës Telegram, BBC foli me hakerat për metodat dhe motivet e tyre.
Një anëtar i grupit, i cili e quan veten Crush, i tha BBC-së se sulmi i së martës përmbyti serverët e X me sasi të mëdha trafiku për ta hequr atë jashtë linje – të njëjtat teknika hakerimi të hapura dhe relativisht jo të sofistikuara për të cilat banda njihet.