Akullorja u shfaq në Evropën e mesit të shekullit të 18-të, kur kallëpet e akullores u popullarizuan, duke lejuar që ajo të prezantohej në forma nga më të pazakonta, nga kafshët te perimet e deri te portretet e figurave politike.
Kallëpet metalike kishin një funksion praktik përveç estetik: ndihmuan në ftohjen dhe ngurtësimin e akullores në një kohë kur akulli, kripa dhe sheqeri ishin të pakta. Tani, me zhvillimin teknologjik në procesin e ftohjes dhe teknologjive të tjera të prodhimit, si dhe përdorimin e gjerë të sheqerit, inovacioni i akullores është më shumë çështje krijimtarie sesa domosdoshmërie. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të deri në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, ishte e zakonshme që njerëzit të shijonin ëmbëlsirat e ngrira të verës në të gjitha llojet e formave: gjela deti, flutura, peshq, madje edhe koka e Xhorxh Uashingtonit mund të merrte formë akulloreje.
Përveç formimit në forma të ndryshme, gjatë këtij shekulli akulloret u aromatizuan me përbërës që të përputheshin me ngjyrën e objekteve që duhej të imitonin (një akullore e bërë që të dukej si angjinarja mund të aromatizohej me fëstëk për ngjyrën e saj të gjelbër, për shembull). Nëse nevojiteshin përmirësime shtesë të formës, lyheshin me ngjyra ushqimore.
“Ideja e formimit të akullores nuk është asgjë e re,” thotë historiani i ushqimit Michael Krondl . “Evoluimi i saj në forma dhe shije nga më të ndryshmet është unike”, tha ai. Krondl ka shkruar libra të shumtë mbi historinë e ëmbëlsirave dhe se si ato lidhen me ndryshimet shoqërore. Nga përvoja e tij, sa më e huaj të jetë shpikja, aq më popullore është ëmbëlsira.
Hannah Spiegelman, një historiane e akullores dhe themeluese e blogut A Sweet History, e gjurmon praktikën e formimit të kremit të ngrirë që në traditat mesjetare dhe të Rilindjes për formimin e kësaj ëmbëlsire.
“E gjitha buron nga dëshira e aristokracisë për risi dhe spektakël vizual në një vakt,” thotë ajo.
Kjo praktikë udhëtoi përtej Atlantikut dhe është regjistruar në Amerikë qysh në presidencën e Xhorxh Uashingtonit. Uashingtoni ishte një adhurues i famshëm i akullores dhe sipas Mount Vernon, familja bleu dy kallëpe akulloreje në maj 1792 për 2,50 dollarë dhe një tjetër në qershor 1795 për 7 dollarë dhe e servirte në ccdo vakt. Format e këtyre kallëpeve janë të panjohura, por Anne Funderburg, autore e Chocolate, Strawberry Vanilla: A History of American Ice Cream , pohon se ato mund të kenë qenë piramida ose kulla të mëdha, të cilat ishin në modë në atë kohë. Kallëp akullore në formë kulle
Në atë kohë, akullorja ishte një pjesë qendrore e mbledhjes shoqërore. Kopshtet dhe sallonet e akulloreve ishin të njohura, veçanërisht në mesin e grave, pasi normat shoqërore nuk i lejonin gratë të frekuentonin baret si homologët e tyre meshkuj.
Por akulloret e zbukuruara dhe të derdhura nuk ishin për të gjithë. Përbërësit për ëmbëlsirën e ngrirë ishin të shtrenjtë, domethënë kripa dhe sheqeri, dhe duhej kushtuar shumë kujdes dhe kohë për të formuar kremin dhe për t’u siguruar që ai të ngrinte dhe të qëndronte i ngrirë. Vetëm në fillim të shekullit të 20-të, akullorja u bë “e ngrënshme” për të gjitha shtresat. Qoshka dhe bare akulloresh shpërthyen në çdo cep të botës. Shitësit ambulante shkonin lagje më lagje për të shitur akullore në tasa pastiçerie ose në shkop. Për më tepër, risitë në ftohje dhe tepricat e bulmetit gjatë Luftës së Parë Botërore lejuan uljen e çmimit të akullores.