Klajdi Bitri është vrarë në mes të rrugës në Sirolo, në provincën e Ankonës me fuzhnjë, – një mjet peshkimi në trajtën e një sfurku me bisht të gjatë, me shumë dhëmbë e me gremç në majë.
Ngjarja e pasdites së dielës, 27 gusht 2023, në mes të ditës mes panikut të kalimtarëve.
Të shumtë kanë qenë të pranishëm në skenën tragjike e cila u shkaktua pas një sherri nisur nga mungesa e përparësisë në një rrethrrotullim të qytetit në rajonin Marche
Mes dy shoferëve, algjeriani dhe shokut të viktimës kishte lindur një debat. 23-vjeçari, i cili do të mbronte shokun me të cilin ndodhej në makinë. Alegjiriani ka marrë fuzhnjën dhe ka qëlluar duke lënë të vdekur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas karabinierëve, të cilët po hetojnë vrasjen, shkaku ishte një debat i kotë: mosmarrëveshja kishte lindur pasi personi që ishte në makinën ku algjeriani qëlloi me fuzhnjë ankohej për makinën përpara që po ecte ngadalë.
Pas ishte një makinë e tretë me disa djem, shokë të drejtuesit të makinës së parë, të cilët mbronin drejtuesin e mjetit të parë. Pasi dolën të gjithë nga makinat, mes drejtuesit të makinës së dytë dhe grupit të miqve të algjerianit nisi një debat i ashpër. Më pas ndodhi goditja vdekjeprurëse. Menjëherë policia ngriti postblloqe për të arrestuar autorin i cili ishte larguar me polon e bardhë.
Vrasësi u ndalua në Falconara ndërsa ende kishte në dorë Fuzhnjën. Kishin qenë pikërisht qytetarët të cilët kishin njoftuar policinë për prezencën e tij dhe më pas u krye arrestimi.