Fenomeni i ‘Ultras’, me bandat e mirë organizuara mbështetësish që arrinin dhunë ekstreme, nisi në Itali në fund të viteve 1960, por filloi të përhapet në Evropën Juglindore në vitet 1980. Sot ky fenomen ka marrë përmasa gjigante dhe shqetësuese.
Vrasja e 19-vjeçarit Alkis Kampanos në Selanik (viti 2022), e cila pasoi atë të tifozit 28-vjeçar bullgar të Arisit, Tosko Bozajiski (viti 2020), nga një tifoz i PAOK-ut nxiti reagime dhe u duk sikur për pak incidentet e përgjakshme po ndaloheshin. Por sulmet huligane dhe rrahjet edhe mes të miturve për veshjen e bluzave të skuadrave rivale vazhdojnë me një ritëm alarmues. Vetëm dy ditë para vrasjes së tifozit të AEK-ut, Michalis Katsouri, në Selanik, të shtunën e kaluar, më 5 gusht, një tjetër tifoz vdiq në mënyrë të ngjashme në Poloni. Dhe kjo ndodhi në një turne mes tifozëve të Unia Tarnóë dhe Wisla Krakow. 40-vjeçari polak mbeti i plagosur për vdekje nga një objekt i mprehtë, ndërsa një tifozi të Zaglebies iu pre dora me hanxhar dhe një tjetër u plagos pasi u goditur nga një fishekzjarr. Edhe në ndeshjen e Konferencës së Ligës mes Tiranës dhe Beshiktashit, tifozët turq hodhën fishekzjarrë në fushë dhe shkulën dhe hodhën ulëset në drejtim të tifozëve vendas, duke vijuar përleshjet edhe jashtë fushës, pas ndeshjes.
Por jo gjithçka ka të bëjë me futbollit në fushë.
Nëse nuk ka bastisje gjatë ndeshjes, bëhen “takime vdekjeje” të organizuara përmes mediave sociale, qoftë edhe në trena apo në fusha të hapura, të motivuar nga dallimet mes krahinave veri-jug, ideologjisë; të djathtë apo të majtë ekstremë…etj. Sido që të jenë kahet, njëra nga të dyja palët duhet të mbizotërojë, t’i imponojë sovranitetin tjetrës, të hakmerret ose të fyejë. Grushtet dhe shqelmat nuk mjaftojnë, pasi përleshjet tani bëhen me shkopinj, thika, madje edhe me armë, qëllimi është të shkaktohet vdekje. Të gjithë e quajnë “Ultras”, sidomos nëse mbajnë ndonjë flamur apo shall, ato janë për të treguar se kujt “Ultrasi” i përket. “Ultras”-it përdorin aplikacione në Facebook, Viber, WhatsApp dhe Instagram për të rekrutuar anëtarë të rinj, për të bërë njoftime dhe për të planifikuar veprimet e tyre kundër grupeve rivale por edhe Policisë. Fotot dhe videot që ata postojnë paraqesin tatuazhe, poza luftarake, klube, këngë, pankarta dhe grafite, si dhe pamje të trazirave që ato provokojnë.
Dinamo e Zagrebit të Kroacisë është në të gjitha listat e huliganizmit si ekipi me tifozët më të egër huliganë jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë Evropën. Vrasja e tifozit të AEK-ut Michalis Katsouri në fillim të këtij muaji (5 gusht) nuk ishte incidenti i parë që përfshin viktima nga Greqia nga famëkeqët “Bad Blue Boys”.
Më 14 dhjetor 2010, ata sulmuan me gurë dhe molotov njërin nga dy autobusët me tifozë të PAOK-ut që do të luanin me Dinamon në kryeqytetin e Kroacisë, thyen xhamat dhe plagosën një vajzë që u dërgua me ambulancë në spital. Si meritë e tyre, ata “krenohen” me incidente të tjera të mëdha konflikti me tifozët e klubit, si Sparta e Pragës në 2008 dhe Ylli i Kuq i Beogradit në 1990, por edhe me rivalët e tyre kombëtarë, “Torcida” e Hajduk Splitit. Me huliganizmin që është zhvilluar në një fenomen social global dhe autoritetet shtetërore po tregojnë një dobësi të qartë në trajtimin e këtij fenomeni. Europoli madje nuk e përfshin as në raportet e tij vjetore, në ndryshim nga trafiku i drogës, armëve dhe njerëzve dhe pastrimi i parave. Për sa u përket autoriteteve kombëtare, duket se ato janë të kufizuara në arrestime për incidente individuale, pa dhënë të dhëna të përmbledhura.
Ultrasit tifozë dhe lidhjet e tyre me krimin dhe politikanët
Në Ballkan huliganizmi i ka përhapur tentakulat në të gjitha format e paligjshmërisë dhe konkurrenca është një shkas shtesë për konflikt. Për këtë kontribuoi edhe shpërbërja e Jugosllavisë, e cila bëri të mundur zhvillimin e grupeve të krimit të organizuar të përfshirë në trafikun e drogës dhe armëve ose cigareve, mbrojtjen dhe pastrimin e parave në shtetet e reja. Lidhjet e ngushta të huliganëve të futbollit me politikën, nacionalizmin dhe krimin e organizuar në Ballkanin Perëndimor janë shkruar e zeza në të bardhë në një raport të Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional. Autorët e tij analizuan 122 shoqata të tifozëve të fortë dhe identifikuan 78 prej tyre dhe 21 ekipe të përfshira në aktivitete të tilla. Përveç interesave si tifozë këtyre grupeve u shtohen edhe dallimet e thella nacionaliste mes grupeve etnike që jetojnë në këto vende, gjë që i bën konfliktet e tyre edhe më të dhunshme në rastet e një ndeshje futbolli!
Droga dhe tregtia e armëve jep e merr në Bosnje-Hercegovinë ku operojnë ‘Ultras’ me emrat ‘Lesinari’, ‘Hordi Zla ‘ dhe ‘Skripari’, në Maqedoninë e Veriut janë grupet ‘Komiti’ dhe ‘Svercerat’, në Serbi nga pasuesit partizanë janë ultrasit e ‘Janjicari’, të cilët kanë lidhje të ngushta me zyrtarët shtetërorë dhe në Mal të Zi ku organizohen si pjesë e grupi kriminal “Kavac” që trafikon kokainë nga Amerika Latine në Evropë. Të gjitha grupet shqipfolëse që veprojnë në vendet e ish-Jugosllavisë, pavarësisht nga emri dhe logoja e tyre, përdorin shqiponjën dy krenare si simbol të ëndrrave shqiptare për një “Shqipëri të Madhe”. Në grupet e Bosnjës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë shumë simbole lidhen me Kishën Ortodokse. Para ndeshjeve të tyre, “Ultras Delije” e Yllit të Kuq dhe “Grobari” e Partizanit mblidhen para kishës së Shën Savës, kryepeshkopit të parë ortodoks serb në shekullin e 13-të.
Harta e huliganëve të futbollit në rajon
Shqipëria: Në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, krahu i majtë “Ultras Guerrills 08-09” janë aktivë, duke mbështetur FC Partizanin me pankarta dhe shalle të kuqe, dhe janë veçanërisht të popullarizuar në mesin e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, si dhe shqiptarët në diasporë në Norvegji dhe Suedi. Rivalët e tyre të betuar janë ‘Tirona Fanatics’ e ekstremit të djathtë të FC Tirana që mbajnë marrëdhënie miqësore me ‘Shvercerat’, tifozët e FC Shkupit të Maqedonisë së Veriut dhe dallimet e tyre janë të natyrës familjare, gjuhësore dhe etnike. Huliganët nga Tirana luftojnë edhe me ‘Vllaznit Ultras’ të FC Vllaznisë nga Shkodra në veriperëndim të Shqipërisë dhe ‘Djemt e Detit’ që mbështesin FC Teutën e Durrësit. Bosnja dhe Hercegovina: Në Sarajevë mes 27 ekipeve të futbolli, FC Zeljeznicar ka huliganët më të fuqishëm të njohur si “Ultras Manijaci”, dhe FC Sarajevo 1987 me ultrasit e saj “Horde Zla”.
Kundërshtarët e tyre të mëdhenj janë ‘Robijasi’ FC Celik nga qyteti i Zenicës. Në Banja Luka, qyteti i dytë më i madh i vendit, huliganët “Lesinari” mbështesin Boratët. Në pjesën jugperëndimore të vendit, ku kroatët janë shumicë, dominojnë “Škripari” i FC Siroki Brijeg si dhe kombëtarja kroate. Në Mostar, ku jetojnë kroatët dhe boshnjakët, rivalitetet kombëtare mbizotërojnë mbi ato të futbollit. ‘Ultras’-it mbështesin FC Zrinjski, popullor me kroatët e qytetit, ndërsa ‘Ushtria e Kuqe’ kanë rrënjë boshnjake dhe mbështesin FC Velez, kështu që derbet e tyre përfundojnë me përleshje të dhunshme. Kosovë: Ekipet e futbollit janë të pakta në vendin e vogël, me shumicën e huliganëve të vendosur në kryeqytetin Prishtinë dhe në Mitrovicën e veriut. Ata dominohen nga ‘Plisat’, mbështetës të FC Prishtina, që gjendet aty ku ka komunitete shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Mali i Zi: Në Mal të Zi, kombësia është një faktor vendimtar për përfshirjen e huliganëve në klubet e tifozëve. Malazezët mbështesin skuadrat vendase, ndërsa serbët mbështesin “të tyren”, Yllin e Kuq dhe Partizanin, të cilët megjithatë luftojnë me njëri-tjetrin. Në qytetet boshnjake të Rozhajës dhe Plavës, ‘Ultras “Gazije’ dhe ‘Razaje’ mbështesin klubet vendase, ndërsa në Ulqin, ku është shumica shqiptare, FC Otrant Olympic është e njohur. Huliganët janë identifikuar gjithashtu si anëtarë të dy bandave të mëdha rivale të krimit të organizuar ‘Škaljari’ dhe ‘Kavac’ me seli në Kotorr, në bregdetin Adriatik të Malit të Zi dhe përgjegjës për 41 vrasje që nga viti 2015-të! Maqedonia e Veriut: Grupet më me ndikim ‘Ultras’ janë të vendosura në kryeqytet në Shkup, ku grupi huligan dominues në numër dhe forcë është ‘Komiti’ i FC Vardarit, duke rivalizuar ‘Shvercerat’ që mbështesin komunitetin popullor shqiptar FC Shkupi. Në Tetovë, ku ka më shumë shqiptarë, “Ballistët” përkrahin FC Shkëndija, ndërsa “Vojvodi” FC Teteks. Më me ndikim në pjesën veriore të vendit janë tifozët e KF Kumanovës, “Kumani”.
Serbi: Huliganët më të organizuar janë të vendosur në kryeqytet në Beograd, ku ka gjashtë grupe të mëdha “Ultras”, duke përfshirë “Delije “ që mbështesin “Crvena Zvezda” (Yllin e Kuq) dhe “Janicari” dhe “Grobari” që mbështesin rivalët e tyre partizanë. Të paktën 12 nga drejtuesit kryesorë të tyre janë vrarë vitet e fundit, dhe autoritetet i lidhin vrasjet me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës!
Në një intervistë, një tifoz i Partizanit zbuloi se bashkimi me lidhjet e organizuara është një mundësi për para të lehta nga shitja e drogës. Grupet “Ultras” përbëhen nga adoleshentë që manipulohen lehtësisht, të cilëve u jepet një skuter për të shpërndarë drogën. Ata që demonstrojnë besnikëri dhe aftësi mund të bëhen roje sigurie në, ngjarje, tubime politike ose klube nate dhe të sigurojnë mbrojtje nga çdo akuzë. Nëse gjenden në burg, “Ultrasit” i ndihmojnë financiarisht familjet e tyre.