Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Rrugore, pasi është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë A. H., 29 vjeç.
Njoftimi i policisë:
“Ky shtetas u ndalua për kontroll pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se ky shtetas po e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjatë shoqërimit në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë”, njofton policia.
Shkon në 24 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.