Një 75 vjeçar dyshohet se është hedhur në lumin Buna dhe është mbytur.

Raportohet se familjarët kanë denoncuar rastin në polici dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Në vendngjarje ndodhen edhe polumbarët e RENEA-s.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:00, salla operative e Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga familjarët e shtetasit N. Ç., 75 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, se dyshohet që ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në lumin Buna.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kontrollet. Janë njoftuar edhe polumbarët e RENEA-s, me qëllim gjetjen e këtij shtetasi.