Një shofer është vënë në pranga, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, i cili e ndaloi për xhamat e zinj. Për t’i shpëtuar gjobës, i riu i ka ofruar para policit por ky i fundit nuk i ka pranuar.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar në Rrugën e Kosovarëve, automjetin me xhama të errësuar, me drejtues shtetasin E. K. Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar autorizimin për xhamat e errësuar, shtetasit E. K., ai ka tentuar t’i korruptojë ata, duke iu ofruar një shumë parash, me qëllim shmangien e masës administrative, sepse xhamat e zinj të automjetit i kishte vënë pa autorizimin përkatës.

Shkon në 68 numri i drejtuesve të automjeteve, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.