Mbrojtja është reparti ku drejtuesit e Interit janë përqendruar për të sjellë edhe një futbollist, në mënyrë që të kompletojnë prapavijën. Emri që intrigon jo pak zikaltrit është ai i francezit Benjamin Pavard, për të cilin mediat në Francë raportojnë se pritet që Interi të bëjë një ofertë zyrtare.
Pavard ka kontratë me Bayernin e Mynihut deri në verën e 2024-ës dhe nuk ka pranuar rinovimin, por përtej këtij fakti, bavarezët vijojnë të kërkojnë 40 milionë euro për kartonin e futbollistit 27-vjeçar. Interi do të provojë të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me gjermanët, për ofruar një shifër mes 20 dhe 25 milionë eurove, në mënyrë që të transferoje Pavard në Serinë A, megjithatë mbetet për t’u parë nëse do të jetë e mjaftueshme.
Benjamin Pavard përshtatet më së miri në të tre pozicionet e mbrojtjes me tre që aplikon Inzaghi dhe me eksperiencën që ka, do të ishte padyshim një nga pikat më të forta të prapavijës zikaltër. Alternativë e Pavard është anglezi Trevoh Chalobah, që pëlqehet shumë në Milano, megjithatë pretendimet e Chelsea-t për 35 milionë euro kanë bërë që zikaltrit të stepen.