Bayern Munich mbajti fjalën, la të lirë Benjamin Pavard, pavarësisht se nuk ka gjetur ende një zëvendësues. Anësori francez zbarkoi të martën në Milano, ndërsa këtë të mërkurë do t’i nënshtrohet testeve mjekësore. 30 milionë euro kesh, plus 3 të tjera bonuse, kaq i kushtoi Interit kartoni i Pavard. Lojtari firmosi një kontratë 5-vjeçare, deri në 2028, nga ku do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.
Me Pavard, merkato e Interit në hyrje konsiderohet e mbyllur.