Përdoruesit e Instagramit janë pafund të lumtur pasi më në fund kanë mësuar se si mund të lexojnë mesazhet e dërguara, ndërkohë që dërguesi nuk e kupton. Nëse nuk dëshironi që dërguesi ta dijë që ju keni lexuar mesazhin e tyre, atëherë kjo është mënyra se si mund ta bëni këtë.
Kjo metodë ka qarkulluar që prej vitit 2019-të por përdoruesit sapo e kanë kuptuar se si mund të lexojnë mesazhet e dërguara, pa ua lënë “seen”.
Nëse dëshironi të shihni mesazhin e dikujt, fillimisht ju duhet ta bëni “restrict” dhe ai/ajo nuk do e kuptojë që ju e keni bërë një gjë të tillë. Ata akoma do mund të shohin profilin tuaj por nuk mund të shohin kur ju jeni online ose nëse keni lexuar mesazhet e tyre.
Mesazhet e dërguara nga llogaritë “restricted” do të shfaqen në “Request” dhe si rezultat personi nuk do jetë në gjendje të shohë nëse ju e keni hapur mesazhin e tyre apo jo.
Kjo metodë në fakt është prezantuar për ndaluar mesazhet që ndikojnë në shëndetin mendor, por është gjithashtu një metodë mjaft e mirë nëse ju dëshironi të injoroni dikë. Nëse më pas dëshironi t’i përgjigjeni personit, ju thjesht duhet ta “un-restrict”.