Jordi Alba ka vendosur t’i japë lamtumirën kombëtares spanjolle dhe të përqendrohet vetëm te Inter Miami.
Pasi u largua nga Barcelona, për t’u lënë vend brezave të rinj, mbrojtësi bën të njëjtën gjë edhe me Kombëtaren, ndërsa largohet pasi ngriti trofeun e Nations League si kapiten i Spanjës, në Roterdam.
Vendimi është marrë javë më parë dhe lojtari ka njoftuar menjëherë Federatën dhe Luis de la Fuente.