Ousmane Dembéle është tashmë në kryeqytetin francez për të përcaktuar detajet e fundit të transferimit nga Barcelona te Paris Saint-Germain, në një marrëveshje që duhet të kushtojë 50 milionë euro.

Sipas raportimeve të ndryshme në shtypin spanjoll dhe francez, sulmuesi 26-vjeçar do të nënshkruajë për pesë sezone dhe do të fitojë 12 milionë euro në sezon, pothuajse duke dyfishuar pagën.

Dembele nuk luajti në ndeshjen kundër Milanit, e fundit e turneut të Barçës në Shtetet e Bashkuara, por udhëtoi me delegacionin katalanas në të njëjtin aeroplan për në Ciudad Condal.

Nga atje, ai udhëtoi drejtpërdrejt me avion privat për në kryeqytetin francez. Kur ishte ishte ende në Shtetet e Bashkuara Dembele e informoi Xavin se kishte marrë vendimin për t’u larguar nga klubi.

“Doja të qëndroja këtu dhe të fitoja tituj, por në një mjedis të shëndetshëm”, mësohet t’i ketë thënë lojtari trajnerit, sipas informacioneve të mbledhura nga gazeta AS.

Dembélé nuk përmendi kurrë emra, por ai e bëri të qartë se nuk ndihej I vlerësuar në Barcelonë. Pas takimit me Xavin, u ishte hapur disa lojtarëve të Barcelonës: “Gjithmonë vjellin vrer ndaj meje…, duan të më presin kokën. Askush nuk qesh me mua!”