Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas zbuluimit të parcelës me kanabis në repartin e Zall Herrit, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka thirrur një mbledhje urgjente ku filloi një proces vlerësimi dhe analize për masat e marra dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Ndërkohë janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Në këtë kuadër Shtabi i Përgjithshëm i FARSH ushtroi kontroll në Forcë Tokësore dhe Repartin Ushtarak me subjekt planëzimin dhe zbatimin e masave të ruajtjes dhe sigurisë. Gjithashtu Shtabi i Përgjithshëm ndoqi analizat e zhvilluara në Forcën Tokësore dhe në Policinë Ushtarake mbi shkaqet dhe përgjegjësitë që çuan në këtë ngjarje. Nga ky proces, përfshirë edhe vetë analizën ë vetë Shtabit të Përgjithshëm, janë marrë masat e mëposhtme:

Të tjera

Nëse keni dëgjim të dobët ose zhurmë në veshët tuaj, mos i lini asgjë rastësisë por veproni në mënyrë parandaluese. Ekspertët rekomandojnë ta pini dy herë në ditë

Sponsored by MonadPlug

Janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja, përkatësisht:Specialisti për sigurisnë në seksionin e zbulimit

1.2.     Specialist për infrastrukturën/MNZSH

1.3.      Zëvëndës Komandant toge në Kompaninë e mbështetjes

1.4.       Magazinier/shofer në Kompaninë e Mbështetjes

Propozimin për lirimin nga detyra dhe nxjerrjen në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm të FA të 6 ushtarakëve të FT dhe 4 ushtarakë të Policisë Ushtarake.

2.1.         Komandanti i Repartit Ushtarak

2.2.         Komandanti i Policisë Ushtarake

2.3.         Shefi i Shtabit i Repartit Ushtarak

2.4.         Shefi i Seksionit të Zbulimit i Repartit

2.5.         Komandanti i Kompanisë Mbështetëse të Repartit

2.6.         Specialist për gatishmërinë dhe Operacionet

2.7.         Specialist për Zbulimin në Repartin ushtarak

2.8.         Inspektor i Policisë Ushtarake

2.9.         Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

2.10.      Ndihmës Specialist/Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

Masa disiplinore “Zgjidhje e kontratës së punës” për një Inspektor/Ekspert i Ekzaminimeve Kompjuterike të PU si dhe masa disiplinore “Paralajmërim për zgjidhje kontrate” për Shefin e Sektorit të Policisë Kriminale në Policinë Ushtarake.