Një 40-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga efektivët e policisë greke në Colonos, pasi tentoi të grabiste një bankë në Omonias.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 01.15 në rrugën Palamidi në Colonos të Greqisë.

Sipas mediave greke, policia kishte marrë një denoncim për tentativë vjedhjeje dhe sapo mbërriti në vendngjarje, autori kërcënoi efektivët e policisë me thikë dhe tentoi të plagosë dy punonjës policie, njëri prej të cilëve në vetëmbrojtje ka përdorur armën e shërbimit, duke plagosur autorin.

Mësohet se i arrestuari po kurohet nën mbikëqyrje të policisë në spitalin Evangjelismo të Athinës.