Milani është ende në kërkim të një sulmuesi si alternativë të vlefshme për Olivier Giroud. Pas tentativës së pasuksesshme për Moise Kean, një tjetër lojtar i Serisë A është afruar për kuqezinjtë.

Bëhet fjalë për Luka Jovicin, sulmues i Fiorentinës, i cili mësohet se i është ofruar skuadrës së trajnerit Stefano Pioli. Kontrata e Luka Jovicit me Fiorentinën skadon më 30 qershor 2024, por në rast mosshitjeje përpara kësaj date, do të bëhej rinovimi automatik për dy sezone të tjera.

Luka Jovic e përfundoi sezonin e tij të parë në Firence duke shënuar 13 gola në 50 paraqitje gjithsej: 6 gola në Serinë A, 6 në Conferennce League dhe një në Kupën e Italisë.

Fiorentina mund të vendosë të shesë Luka Jovicin për disa arsye: së pari, lojtari serb nuk bëri përshtypje në Firence, ndërsa për sezonin e ardhshëm ka siguruar si Beltran ashtu edhe Nzola, pra lojtarë që do t’i mbyllnin edhe më shumë hapësirat ​​serbit. Shitja e mundshme e Jovicit do t’i lejonte toskanët të çliroheshin nga një pagë të lartë dhe të shmangin skenarin e një rinovimi automatik brenda një viti.