Binjakët

Si një shenjë që lidhet me komunikimin, email-et dhe mesazhet s’do të jenë sfida e vetme me të cilat do të përballet kjo shenjë. Disa probleme të vogla do të dalin në lidhje me shtëpinë, me ndonjë pagesë apo me një fluturim që mund të shtyhet. Kjo periudhë do të të përballë edhe me disa zënka me miqtë dhe të afërmit, ndaj më e mira që mund të bësh, është të ruash qetësinë.

Virgjëresha

Virgjëresha do të kalojë një periudhë të vështirë me prapavijën e Mërkurit, jo vetëm sepse ngjarja qiellore do të ndodhë në shenjën tënde, por edhe sepse do të ketë disa njerëz vërdallë që do të të irritojnë. Keqkuptimet dhe fjalët e tepërta do të jenë kryefjala e kësaj prapavije dhe le të themi se durimi i Virgjëreshës nuk do të jetë në nivelet më të larta.

Shigjetari

Prapavija e Mërkurit ndikon shumë nëpër udhëtime dhe shtyrjen e fluturimeve, ndaj, sigurisht që do t’i prekë planet e Shigjetarit. Por, do të ‘fusë hundët’ edhe në aspekte të tjera të jetës së kësaj shenje, ndaj kemi vetëm një këshillë për Shigjetarin: Bëj durim!