Ca shenja e kanë shumë të thjeshtë të kalojnë një ndarje dhe të njohin njerëz të rinj, ndërsa ca të tjerave u duhen dy jetë që të tejkalojnë një moment të tillë

Këto të fundit janë pikërisht:

Dashi

E udhëhequr nga Marsi, planeti luftarak, kjo shenjë e ka shumë të vështirë që të mos luftojë për dashurinë dhe thjesht të heqë dorë. Dashi përfshihet në një cikël të pafundmë përpjekjesh dhe mendon se dashuria me personin tjetër do të zgjasë gjithë jetën. Kur kjo nuk ndodh, Dashi thjesht e humb toruan. Edhe nëse ndarja ka ardhur për shkaqe shumë serioze, sërish Dashi do të thotë fjalën e fundit dhe të marrë gjithë kohën e botës që të shërojë zemrën e lënduar.

Gaforrja

Gaforres i duhen një grup i madh miqsh që ta mbajnë të zënë dhe të mos i shkruajë ish-it. Gaforrja bën ç’është e mundur që të rikthehet me personin që ka për zemër, madje edhe të manipulojë. Si një shenjë që harron, fal dhe do romanticitet, Gaforrja thjesht e ka të vështirë që të mbajë inat dhe të mos i kushtojë rëndësi ish-it.

Akrepi

Akrepit vërtet i duhet një përjetësi që të harrojë ish-in dhe zakonisht, janë tejet të zënë duke planifikuar hakmarrjen ose mënyra të ndryshme që ta bëjë personin tjetër të vuajë po aq sa kjo shenjë. Askush nuk mban inat më shumë se një Akrep dhe për të, është sfiduese që të ecë përpara, sepse gjithë kohës rikujton se ç’bëri, ç’tha dhe tonin me të cilin ish-i e tha fjalimin e ndarjes.

Peshqit

Nga të gjitha shenjat e horoskopit, Peshqit janë ata që marrin më shumë kohë për të harruar ish-in. Peshqit do të varin turinjtë për shumë gjatë, do të qajnë në publik dhe do t’u duhet goxha kohë që të mos ndiejnë dhimbjen e ndarjes në kraharor. Pasi kalojnë periudhën e shokut emocional, Peshqit ia nisin duke menduar shumë dhe fajësojnë veten për gjithçka ndodhi në lidhje dhe për arsyet që e çuan drejt ndarjes.