Luizi dhe Kiara këtë javë kaluan pushimet në Turqi, teksa nuk ngurruan as të publikonin pamje nga momentet mes tyre apo të hynin live në Instagram.

Gjatë kthimit për Shqipëri, Luizi postoi një video në InstaStory, ku zbuloi edhe fobinë më të madhe të Kiarës.

Në videon e postuar moderatorja duket shumë e frikësuar nga udhëtimi me avion. “S’kam frikë, s’kam frikë”, dëgjohet të thotë Kiara duke u munduar ta kalojë situatën pa panik.