Dy ish-banorët e “BBV2” Kiara dhe Luizi, janë çifti më i përfolur i momentit.

Çdo gjë që ata bëjnë, ngjall kuriozitet për publikun dhe janë tepër të pëlqyer nga të gjithë. Ata nuk ngurrojnë që të shprehin dashurinë që kanë për njëri-tjetrin edhe në rrjetet sociale, ku janë tepër aktivë. Së fundmi çifti ka qenë me pushime, dhe nuk kanë munguar as fotot në rrjetet sociale nga momentet e tyre të bukura dhe romantike.

Së fundmi Kiara ka publikuar në Instastory, thonjtë e reja që ka bërë dhe nuk ka munguar as shkronja L, që pa diskutim dihet se për kë është.

Kiara na tregon se ajo është gjithnjë e më shumë e dashuruar me Luizin dhe, edhe nëse nuk janë pranë njëri-tjetrit, ajo e mban afër në mënyra të tjera, si në këtë rast, me shkronjën L tek thonjtë.