Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Dy të rinjtë të moshave 21 dhe 35 vjeç u zbuluan në kuadër të një bastisjeje të autoriteteve italiane. Gjatë kontrolleve, një prej tyre tentoi të hiqte një mbështjellëse celofani të cilën e hodhi nga dritarja. Pasi u konstatua nga autoritetet, u zbulua se brenda qeses ishte rreth 50 gramë kokainë.

Aksioni i policisë erdhi në saj të denoncimit të banorëve të pallatit të cilët kishin vërejtur lëvizje të dyshimta të makinave dhe të njerëzve në banesën ku rrinin dy shqiptarët në zonën Bastia Umbra.

Kërkimi ka vazhduar brenda shtëpisë, ku u gjetën rreth dy mijë euro, një peshore elektronike precize dhe material për prerjen dhe përgatitjen e dozave të kokainës. Ndërsa në oborr fshehur në një vrimë, u zbulua një kavanoz qelqi me një kilogram kokainë dhe një tjetër peshore elektronike precize e përdorur për paketimin e drogës.

Policia ka shtrirë operacionet e kontrollit edhe në një shtëpi tjetër ku frekuentonin dy personat. Gjatë këtij kontrolli u gjetën edhe pesëdhjetë gramë kokainë, tashmë e ndarë në 56 doza të gatshme për shitje

Dy shtetasit shqiptarë, në përfundim të formaliteteve rituale, u arrestuan për trafik droge dhe u lidhën me burgun e Perugias në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për marrjen në pyetje të garancisë dhe vërtetimin e arrestit.