Manchester City ka njoftuar se Guardiola i është nënshtruar një operacioni të vogël në shpinë. Trajneri ka vuajtur nga dhimbje të forta shpine kohët e fundit dhe ai fluturoi në Barcelonë për t’u operuar nga doktori Mireia Illueca. Operacioni ishte me sukses dhe Pep tani do të rehabilitohet në Barcelonë”, thuhej në njoftimin e klubit anglez.
Guardiola do të mungojë deri pas pushimit të ndeshjeve kombëtare në shtator dhe do të jetë Juanma Lillo që do të stërvitë e drejtojë skuadrën në dy ndeshjet e ardhshme në Premier League kudnër Sheffield dhe Fulham.