Lajme të këqija nga Spanja rreth situatës së Ilkay Gundogan. Sipas të përditshmes AS, Barcelona po has vështirësi për regjistrimin e gjermanit në La Liga. Dhe nëse kjo nuk ndodh deri para datës 12 gusht, kontrata e mesfushorit rrezikon të anulohet. Klubi katalanas ka siguruar të ardhura pak kohë më parë nga shitja e një pjese të “Barça Media”. Megjithatë duket sikur paratë për zgjidhjen e çështjes së ish-kapitenit të Manchester Cityt nuk mjaftojnë.

Nëse regjistrimi i 32-vjeçarit dështon, atëherë atij do t’i lihet kohë deri në fund të muajit për të gjetur një skuadër të re… Lajm shumë i keq për kampionët e Kosovës, pasi Xavi e llogarit lojtarin si titullar dhe pjesë të rëndësishme të projektit.

Përveç Gundogan, Barça ka nënshkruar edhe me Inigo Martinez e Oriol Romeu. Rasti i Gundogan është i veçantë, pasi ndryshe nga lojtarët e tjerë të ardhur këtë merkato, gjermani ka një klauzolë që e lejon të kërkojë një ekip tjetër.

Gjithmonë nëse regjistrimi nuk bëhet deri para nisjes së sezonit të ri të La Liga-s, opsion të cilin lojtarët e tjerë nuk e kanë. Megjithatë klubi është duke punuar për sigurimin e të ardhurave, për të shmangur largimin e Gundogan.