I shumë kritikuar, shpesh edhe i akuzuar për gjatë aventurës së tij në krye të Juves, por Allegri nuk u dorëzua, nuk u dorëzua as kur kishte kundër të gjithë Serie A, as kur u dënua nga UEFA. Sigurisht, situata e krijuar rreth Juves, ambienti në Torino, nuk është shumë pozitiv, pa Evropë dhe pa shumë të ardhura në dispozicion. Sipas mediave italiane, Allegri është i lodhur nga ky presion, nga kjo situatë e krijuar, dhe sipas të gjithë gjasave, pasi të mbyll aventurën e tij me Juven do të marrë drejtimin e një ekipi përfaqësues.
Në fakt, Allegri edhe kur u largua nga Torino qëndroi afro 2 vite pa një skuadër, për tu rikthyer sërish te Juve, por këtë herë situata është ndryshe. Allegri duket i vendosur për tu larguar nga futbolli i përditshëm, tani preferon të marrë një përfaqësuese. Italia duket opsioni ideal, por stoli i “azzurr” është i lidhur ngushtë me “Euro2024”. Nëse Mancini nuk bën ndonjë mrekulli, atëherë Mancini pritet të largohet pavarësisht kontratës që ka deri në 2026. Nëse këtë rast, Allegri shihet nga stafi i federatës si opsioni ideal, kjo pasi edhe Ancelottti vendosi të marr drejtimin e Brazilit pasi të përfundojë kontratën me Real Madrid në 2024.