Pasi e nisi Ligue 1 me një barazim (0-0) në “Parc des Princes” kundër Lorientit, PSG e Luis Enriques është para provës së radhës, në fushën e Tuluzës, fitueses në fuqi të Kupës së Francës dhe një nga surprizat e vitit të kaluar. Megjithatë, lajmi kryesor është përsëri Mbappé. Francezi është rikthyer në stërvitje dhe tashmë ka spekulime për rikthimin e tij në fushë. Luis Enrique, në një prononcim të fundit, deklaroi.
“Kylian është në formë të shkëlqyer, ka shumë dëshirë dhe është në humor shumë të mirë. Jam shumë i lumtur që kam një lojtar të klasit botëror si Kylian.” Kapiteni PSG-së: “Është shumë e thjeshtë, nuk e zgjedh unë kapitenin, por lojtarët. Ata u takuan këtë javë. Janë katër kapitenë, është diçka që e përcaktojnë lojtarët, jo trajneri.”
Dembélé: “Ai është gati të luajë që nga minuta e parë”. Blerjet në repartin e sulmit: “Është linja në të cilën jemi forcuar më pak, duhet ende të forcohemi atje”.
Largimi i Neymarit: “Mendoj se ishte një vendim i favorshëm për të gjithë. Do të doja ta falënderoja për sjelljen që ka treguar që kur kam ardhur. Ai është një lojtar i klasit botëror dhe i uroj më të mirat për të ardhmen.” Mesazh për Sergio Ricon: “Ai ka dalë nga spitali këtë të premte. I uroj shërim shumë të shpejtë dhe i jap gjithë mbështetjen time për të dhe familjen e tij.”