Për momentin, mungon ende tymi i bardhë, por duket se Romelu Lukaku do të jetë për çështje orësh pjesë e Romës në Serinë A. “Sipas Gazzetta dello Sport”, vetë sulmuesi belg ka pranuar uljen e pagës (do të përfitojë 7.5 milionë në sezon), duke u dhënë një asist drejtuesve të Romës, që tani duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me homologët e Chelsea-t.

Drejtori Sportiv, Tiago Pinto, ende predikon kujdes, por ka optimizëm nga të gjitha palët, përfshirë Chelsea-n, se matëveshja do të arrihet.

Qendërsulmuesi belg, për të zhbllokuar bisedimet, ra dakord në takimin e djeshëm që t’i ulet paga dhe të marrë një milion euro më pak se shuma që ka përfituar tek Interi. Mbyllja e këtij negociimi është aq e rëndësishme sa dje, në Verona, nuk ishin as Friedkins dhe as Pinto, të gjithë të angazhuar në frontin “Lukaku”.