Nejmar do të largohet nga Europa dhe do të jetë një nga lojtarët e radhës që largohet në drejtim të Arabisë Saudite. Ylli brazilian pritet të bashkohet së shpejti me skuadrën e Al Hilalit, ndërkohë që palët kanë arritur akordin mes tyre.

Ditën e djeshme u raportua se lojtari i kishte thënë po klubit arab, teksa duket se klubi ka arritur të bindë edhe PSG-në për transferimin e lojtarit. Eksperti i merkatos, Fabricio Romano raporton se është përcaktuar edhe dita e vizitave mjekësore, teksa po pritet vetëm drita jeshile që zyrtarizon kalimin e Nejmarit në Arabi.

Vetë lojtari do të marrë një kontratë 2 vjeçare me Al Hilalin dhe përgjatë 2 sezoneve që do të luajë, ai do të përfitojë plot 160 milionë euro. Ditët në vijim, pritet që të bëhet edhe zyrtarizimi i brazilianit.