Saga e Mbappe duket se nuk ka fund, por deklarata e Ancelottit duket se e ka konfirmuar diçka.
Në një konferencë për shtyp, Ancelotti ka deklaruar se skuadra e tij është e kompletuar.
“Unë nuk dua më nënshkrime të reja, 100% i sigurt për këtë. Skuadra ime është totalisht e kompletuar”, kanë qenë fjalët e teknikut italian.
Duket se Real Madrid nuk do të tentojë të transferojë sulmuesin francez, të paktën për këtë sezon. Ndoshta në janar ose në merkaton e radhës të verës, klubi spanjoll do të bëjë tentativën e fundit për Kylian Mbappe.