Pas 18 orësh negociatash, Erald P. 38 vjeç, me origjinë shqiptare, pak pas orës 9 të mëngjesit të sotëm hapi vullnetarisht derën e shtëpisë së tij dhe iu dorëzua karabinierëve.

Ai ishte mbyllur në shtëpi që nga ora 12 e ditës së djeshme për të shmangur dërgimin në psikiatri pas kërkesës së prindërve të tij.

Burri, me patologji të rënda psikiatrike, prej dy muajsh kishte ndërprerë ilaçet dhe kjo e kishte shtyrë të bënte gjeste kërcënimi ndaj kujtdo, duke filluar nga prindërit e tij, të cilët i kishte rrahur disa herë.

Ai qarkulloi me një çekiç dhe një thikë si dhe një bidon benzinë. Ditën e djeshme, ai u mbyll në shtëpi duke kërcënuar se do të hidhej nga ballkoni ose do t’i vinte flakën të gjithë godinës.

Pasi më në fund hapi derën, ai u dërgua në spital.

Në të kaluarën, burri kishte kërcënuar tashmë qiramarrësit se do t’i vinte zjarrin ndërtesës. Më pas kishte lënë shkrime kërcënuese kudo në godinë, në shkallë, bidona benzinë ​​ishin gjetur përreth ndërtesës.