Pas daljes nga Big Brother VIP, Luizi dhe Kiara nuk kanë patur kohë ta shijojnë si duhet martesën duke mos patur mundësinë as të shkojnë me muaj mjalti për shkak të angazhimeve. Luizi udhëtoi deri në SHBA e disa shtete të Europës për koncertet e tij ndërsa Kiara u angazhua me projektet në televizion.
Së fundmi ata u panë me pushime në jug të Shqipërisë, por shoqëroheshin edhe nga mamaja e Luizit.
Por sot më në fund çifti ka gjetur kohë për të kaluar pushimet vetëm me njëri-tjetrin. Ata kanë shkuar në Bodrum të Turqisë, aty ku kishin planifikuar të kalonin muajin e mjaltit e këtë e ka bërë të ditur vetë Kiara.