“Detyrim paraqitje” ka vendosur gjykata e Durrësit për Diafet Palushin, i cili tentoi të fuste në Shqipëri 100 460 paund të padeklaruara. Në seancën gjyqësore të mbajtur ditën e djeshme, 30-vjeçari ka deklaruar se kartmonedhat e valutës së huaj i ka fituar nga puna që ka kryer prej disa vitesh në emigrim në Angli.
Ndër të tjera ai ka thënë, se shumën prej 100.000 paundësh e kishte marrë për të investuar në shtëpinë e tij. Pasi ka dëgjuar këtë pretendim dhe nisur prej faktit se paratë iu gjetën në portofolin e dorës, trupa gjykuese vendosi masë shtrënguese atë të “detyrim paraqitje”.