RUSI

Zhanna Samsonova “D’Art”, një influencuese ruse e cila inkurajonte ushqimin vegan në mediat sociale, thuhet se vdiq nga “uria” e vetë-imponuar pasi kishte konsumuar vetëm fruta ekzotike malajziane të papërpunuara. Influencuesja vegane njihej nga fansat e saj me emrin Zhanna D’Art në Instagram, TikTok dhe Facebook.

Ajo postonte më shumë për stile jetese të shëndetshme, duke inkurajuar konsumimin e ushqimeve të pagatuara. Duket se ky ishte shkaku kryesor që çoi në vdekjen e saj.
Ndërsa 39-vjeçarja ishte duke vizituar Sri Lankan, ajo u përball me probleme shëndetësore. Sipas një raporti të Newsflash, ajo dukej e dobësuar dhe ankohej për këmbët e fryra.

“Ata e dërguan në shtëpi për të kërkuar trajtim. Megjithatë, ajo iku përsëri. Kur e pashë në Phuket, u tmerrova”, thuhej në raport. Shoqja e saj, e cila dëshiroi të mos përmendet emri, zbuloi se pavarësisht kërkesave për të marrë ndihmë mjekësore, Zhanna Samsonova nuk shkoi te mjeku.

“Unë jetoja një kat mbi të dhe çdo ditë kisha frikë mos e gjeja trupin e saj të pajetë në mëngjes. E binda që të kërkonte trajtim, por ajo nuk ia doli”, -tha mikesha e saj. Nëna e Samsonova, gjatë një interviste për New York Post, tha se vajza e saj u përball me një infeksion të ngjashëm me kolerën.