Sezoni i ri i emisioneve politike, mesa duket pritet të ketë ndryshime.

Duket se gazetari i mirënjohur Alban Dudushi dhe emisioni ‘Spotlight’ është drejt ndarjes nga Vizion Plus. Burimet thonë se arsyeja pse Dudushi është drejt largimit nga Vizion Plus, është vizioni i ndryshëm i vetë gazetarit me drejtuesin e televizionit.

Kujtojmë që Alban Dudushi drejton emisionin “Spotlight” prej tre vitesh në ekranin e Vizion Plus. Emisioni “Spotlight” ishte kthyer në një nga pikat e gravitetit më të rëndësishme të debatit publik politik me një influencë dhe audiencë të konsiderueshme.

Pritet të vijë shtatori për të parë se ku do ta shohim Alban Dudushin, i cili është një nga gazetarët më në zë të politikës që nga viti 1995./Lexo.al