Trajneri Tata Martino e ka vërejtur një Lionel Messi “shumë më të lumtur” në Inter Miami, pas vendimit të tij për t’u larguar nga Paris Saint-Germain në verë.
Martino, i cili më herët kishte drejtuar Messin te kombëtarja e Argjentinës dhe Barcelona, ka vërejtur një ndryshim të rëndësishëm në sjelljen e sulmuesit që nga fitorja e tij në Kupën e Botës me Albiceleste dhe kalimin e mëvonshëm në Inter Miami.
Kapiteni argjentinas ka qenë një goditje e menjëhershme në SHBA – pasi iu bashkua Inter Miamit në një transferim të lirë pasi u largua pas një periudhe të trazuar dyvjeçare në PSG.
Messi tashmë ka shënuar tetë gola në pesë ndeshje me klubin nga Florina dhe Martino beson se një Messi “më i qetë” ka qenë një faktor domethënës pas paraqitjeve të tij superlative.
“E shihni në fushë, nuk kam pse t’ju them, por ai është shumë më i qetë, shumë më i lumtur. Të jesh i lumtur ka të bëjë edhe me vendin ku ka qenë”, ka thënë t Martino.
Messi ka shijuar jetën e tij edhe jashtë fushës dhe së fundmi është parë duke darkuar me familjen e bashkëpronarit të tij në Inter Miami, David Beckham, së bashku me bashkëlojtarët Jordi Alba, Sergio Busquets dhe gratë e tyre.
Argjentinasi do të kthehet në aksion kundër Philadelphia Union në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës të martën në mbrëmje në Subaru Park në Chester të Pennsylvania.