Biznesmeni me origjinë shqiptare nga Aleksandropolis Astrit Tota ka dëshmuar lidhur me ngjarjen me 13 emigrantët që mbante ilegalisht në një rimorkio.
“Unë nuk jam fashist apo racist,” tha shqiptari, i cili pretendoi se personat që mori peng po bëheshin gati për zjarrvënie.
“200 metra larg biznesit tim, pas 13 persona rreth një objekti dhe po përpiqeshin t’i vinin flakën teksa mbanin në duar një tullumbace që mbante erë benzine. Thirra dy shokë dhe i penguam që t’i vinin flakën”, sqaroi biznesmeni.
“Nuk më interesonte nëse ishin emigrantë nga Shqipëri, Siria, Greqia apo Australia. Unë nuk jam as fashist, as racist dhe këtë e dinë edhe bashkëqytetarët e mi të Aleksandoupolit me të cilët kam punuar gjatë gjithë këtyre viteve ”, përfundoi ai.
Në një kohë kur qyteti i Aleksandropolit është mbuluar nga flakët në të katërta anët, shqiptar që jeton prej 33 vitesh në këtë zonë është vënë në pranga, pasi publikoi një video të pazakontë në llogarinë e tij në twitter ku tregon se ka rrëmbyer emigrantë të paligjshëm, që sipas tij janë përgjegjës për zjarret.