Jose Mourinho nuk do jetë më vetëm pjesë e Romës, pasi palët e përfshira kanë rënë dakord që ‘Special 1’ të nis një punë të dytë në Arabinë Saudite, por duke vijuar si trajneri i verdhekuqve. Vetë familja mbretërore ka bërë të ditur se Mourinho ka firmosur kontratën si këshilltar i futbollit vendas, që krahas ‘yjeve’ të afruar të ketë edhe talente nga Arabia Saudite.

Murinjo do të jetë pjesë e Mahd Sports Academy, e krijuar nga princi Abdulaziz bin Turki al-Faisal, për të kërkuar dhe vlerësuar talentet vendase. Vetë princi i kurorës, Mohamad bin Salman, ka miratuar këtë emërim, me Murinjon i cili do të jetë pjesë e bordit drejtues të këtij organizimi.

Trajneri portugez, bashkë me grupin tjetër drejtues, do të mbikëqyrë punën e skautëve të emëruar nga sauditët për të vlerësuar lojtarë të rinj. Më pas do të ndërtohet një strategji për aktivizimin e tyre, në mënyrë që të mësojnë sa më shumë nga këto kampionë.