Tifozët e Besiktasit ndezin mjete piroteknike në fushë. Arbitri kryesor ka tërhequr skuadrat në dhomat.

Orges Shehi ka bërë katër ndryshime në formacion krahasuar me takimin e parë në Stamboll, sfidë që u humb 3-1. Bruno Lulaj, Rimal Haxhiu, Ardit Deliu dhe braziliani Kaina do e nisin nga minuta e parë ndeshjen në “Air Albania”. Në lojë është bileta e kualifikimit në raundin e tretë të Conference League.