Një tjetër yll I futbollit botëror transferohet në Arabinë Saudite.

Pasi u njoftua se nuk bën pjesë në planet e PSG, Neymar ka pasur kontakte të vazhdueshme me Al Hilal dhe në orët e fundit ka gjetur marrëveshjen për tu transferuar në kampionatin arab.

Sipas L’Equipe palët kanë arritur dakordësinë totale dhe sulmuesi brazilian do të firmosë një kontratë 2-vjeçare ku do të përfitojë 80 milionë euro në sezon.