Bashkia e Tiranës fton qytetarët që të marrin pjesë në mbrëmjen “Sport-Dance & Music for Life” në datë 27 gusht në orën 19:00. Në këtë mbrëmje të mbushur me valle dhe muzikë, nuk do të mungojnë këngëtarët e njohur Josif Gjipali, Ardita Meni, Kastriot Tusha si dhe orkestra.

Pjesë e kësja mbrëmje do të jenë dhe nxënësit e Shkollës së Baletit nën drejtimin e Shpëtim Dajçit , A. Papasergio, Z. Sulkuqi. Hyrja për të gjithë dashamirësit e muzikës që do të duan ta ndjekin këtë mbrëmje magjike te Amfiteatri i Liqenit, do të jetë falas.

Nga Josif Gjipali te Kastriot Tusha, Bashkia e Tiranës fton qytetarët në mbrëmje magjike të mbushur me muzikë te Amfiteatri