Miqësorja historike mes Interit dhe Egnatias do të zhvillohet të dielën në orën 20:00 në stadiumin “Paolo Mazza” të Ferrarës, aty ku luan ekipi i SPAL-it, që militon në Serinë C.

Për të gjithë tifozët shqiptarë dhe veçanërisht ata të Egnatias, të cilët nuk do të kenë mundësi të jenë të pranishëm në stadium, ndeshja do të transmetohet direkt nga “MCN TV”. Kjo është hera e parë në histori që një klub shqiptar luan ndaj Interit, që është nënkampion në fuqi i Europës.