Përveç kampionatit anglez të futbollit, Premier League, mbrëmjen e së premtes nisi gjithashtu dhe kampionati spanjoll i futbollit, La Liga, ku që në përballjet e para nuk munguan golat dhe momentet surprizuese.
Për të çelur siparin e sezonit 2023-2024, mendo përballja Almeria-Rayo Vallecano, me këta të fundit që bënë detyrën në transfertë duket fituar me rezultatin e pastër 0 me 2. Për golat në fitoren e skuadrës së mbrojtësit të Kombëtares, Ivan Balliu menduan Isi Palazon e Randy Nteka, me dy “fantazistët” që përkthyen në gol nga një 11-metërsh, në minutat 20’ dhe 28’ të lojës, duket arritur fitoren në përballjen e parë të La Liga.
Me përfundimin e kësaj sfide, gjithë vëmendja e tifozëve të futbollit spanjoll ishte në përballjen e orës 22:00, ku në “Ramon Sanchez Pizjuan”, “andaluzianët” e Sevilla pritën rivalët e Valencia, në një përballje që ishte goxha e zjarrtë. Pavarësisht sfidës së “ndezur” goli i parë i sfidës erdhi vetëm në minutën e 60’ pas një goditje të bukur nga mbrojtësi Mouctar Diakhaby, i cili gjeti rrugën e rrjetës për skuadrën e Valencia, por nuk do të vononte shumë dhe vetëm 9 minuta më vonë, “bomberi” maroken, Youssen En-Nesyri barazon shifrat, pas një asistimi nga Suso. Teksa dukej se përballja do të përfundonte në barazim, talenti i mesfushës Javi Guerra, merr bukur një pasim nga Duro në minutën e 88’ të sfidës, duke i dhënë kështu fitoren, 1 me 2 skuadrës së tij, në transfertën e vështirë të Sevilla. Pas këtyre përballjeve, Rayo Vallecano do të përballet javën e ardhshme me Granada-n e Myrto Uzunit, Valencia do të presë në “Mestalla” skuadrën e Las Palmas, ndërsa Sevilla e Almeria do përballen respektivisht me skuadrat e Alaves dhe Real Madrid.