Të gjithë kanë një qëllim për të cilin duan të punojnë. Por ata që janë më të suksesshëm kanë një natyrë të pandalshme që i dallon nga të tjerët, kështu thotë milionerja e ‘selfmade’ ose e bërë vetë, Bethenny Frankel.

Çdokush mund të ketë një ide të mirë, tha ajo, por duke qenë i shtyrë dhe i përkushtuar për të zbatuar këtë ide është ajo që do t’ju ndajë nga të tjerët dhe do t’ju ndihmojë të keni sukses.

Para se të themelonte kompaninë e saj të koktejeve, Skinnygirl, Frankel tha se nuk kishte njohuri për sipërmarrjen dhe nuk e mendonte të punonte në botën e biznesit. Ajo thjesht donte një koktej të personalizuar për veten e saj.

“Nuk e kisha idenë se po krijoja margaritën e parë me pak kalori dhe kategori të tjera koktejet”.
Ndërsa ajo nuk kishte ndonjë trajnim për biznes, ajo kishte përpjekjen dhe përkushtimin për ta kthyer idenë e saj në diçka të prekshme. Në vitin 2015, Frankel i tha New Yorker se ajo thirri kompani të shumta tekilash për idenë e Skinnygirl, duke shpresuar se ata do të ishin të interesuar të bënin koktejet e saj. Por asnjë prej tyre nuk ishte, kështu që me ndihmën e ish-agjentit të saj, ajo kaloi në markat e tjera të pijeve alkoolike.

Përfundimisht, ajo ra në kontakt me Skyy Vodka – dhe pjesa tjetër ishte histori. Deri në vitin 2011, Skinnygirl ishte marka e pijeve alkoolike më të shitura në vend. Frankel e çoi atë sukses edhe më tej, duke e kthyer Skinnygirl në një markë globale të stilit të jetesës që ofronte produkte të tjera të fokusuara tek femrat si Skinny Pop, Skinny Pizza dhe Skinnygirl Jeanswear.

Frankel theksoi se nxitja dhe angazhimi i saj janë ato që e realizuan këtë ide. Ideja do të kishte mbetur një ide nëse ajo nuk do të punonte për ta zbatuar atë.

Kjo i bën jehonë disa këshillave të mëparshme të Frankelit: në maj, ajo tha për CNBC se njerëzit në të 20-at duhet të fokusohen më shumë në zhvillimin e karrierës dhe etikës së punës së tyre sesa të gjejnë dashurinë apo të qetësohen.

Tiranapost.al