Bazat e shëndetit kardiovaskular dëmtohen nga gjumi i parregullt dhe i shqetësuar. Kështu thotë një studim i fundit i botuar në Journal of the American Heart Association. Ekipi hulumtues i udhëhequr nga Dr. Kelsie Full, Ph.D., asistente-profesoreshë e mjekësisë në Departamentin e Epidemiologjisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt, vëzhgoi 2032 pjesëmarrës nga gjashtë komunitete në SHBA.
Pas shtatë ditësh matje, u zbulua se pjesëmarrësit që kishin probleme me gjumin, kishin më shumë gjasa të pësonin rritje të depozitave të kalciumit në arteriet koronare, më shumë pllaka aterosklerotike në arteriet karotide dhe në përgjithësi aterosklerozë më të rëndë, që do të thotë ngushtim më i madh i enëve të gjakut.
Duke komentuar zbulimet, Dr. Full vuri në dukje nevojën që mjekët duhet të inkurajojnë pacientët e tyre që të rregullojnë zakonet e gjumit dhe të adoptojnë një model të qëndrueshëm në lidhje me pushimin gjatë natës, në mënyrë që të reduktohet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare./