Në humbjen e sotme të PSG-së në miqësore ndaj Interit, Neymar nuk u pa në fushë, pasi stafi teknik vendosi ta mbante gjatë gjithë kohës në stol. Kjo pavarësisht se një ditë më parë ishte rikthyer me grupin, duke zhvilluar të gjithë seancën stërvitore me shokët e skuadrës. Kur do të kthehet “ylli” brazilian në fushë?
Vetë sulmuesi brazilian ka sqaruar opinionin në një intervistë të shkurtër të publikuar nga “L’Equipe”:
“Jam mirë, ndihem në formë, por nuk e di kur do të rikthehem duke luajtur”.
Gazeta franceze shton se ish-lojtari i Barcelonës ka punuar shumë mirë në javët e fundit dhe se shpejti do të arrijë formën sportive për të zbritur në fushën e gjelbër. Për fillimin e sezonit, Luis Enrique me siguri do të jetë në gjendje të llogarisë edhe brazilianin.